Detaje nga takimi i sotëm VV-LDK: Ja kush ishte pjesë e tryezës negociuese

Tashmë është konfirmuar takimi i dytë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve të 11 qershorit të këtij viti.

Periskopi nga burime të vetat ka kuptuar se në takimin e sotshëm Lëvizja Vetëvendosje është përfaqësuar nga kryetari Visar Ymeri e nënkryetari Dardan Sejdiu, ndërsa LDK-ja nga kandidati për kryeministër Avdullah Hoti e nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Më herët, zyrtari për media i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti tha për Periskopin se mes delegacioneve të VV-së e LDK-së është diskutuar për çështje programore dhe rrugën që duhet ndjekur përpara dy subjektet.

Shumë pak informacione janë kuptuar për diskutimet që ndodhën në këtë takim. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply