Ja pse u transferua u Bonucci në Milano

Transferimi i Bonuccit tek rivali i madh i ish-klubit të tij Juventus, Milano, shokoi shumëkënd, shkruan Kosova Sot Online.

Menjëherë pasi ndodhi ky transfer i papritur filluan të ngriten ide të reja konspirative për arsyet e mundshme që kanë çuar deri te kjo lëvizje mes klubeve të njohura në italiane. E në mes të këtyre skenarëve të mundshëm duket se njëri prej tyre po tingëllon shumë i pranueshëm. Sipas këtij skenari mendohet se origjina e këtij transferi ishte finalja e fundit e ligës së Kampionëve ku juventinët humbën nga Real Madrid. Në atë kohë u fol shumë për një grindje, deri në kontakt fizik, mes Bonuccit dhe yllit të tyre Pablo Dybala. Poashtu, dyshohej se raportet mes mbrojtësit qendror italian dhe trajnerit Allegri ishin të tensionuara, sidomos pas lojës me Porton kur ky i fundit e kishte lënë jashtë nga formacioni startues, edhepse këtë e kishte mohuar Bonucci.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply