Juventus me transferim të papritur nga Liverpooli (FOTO)

Juventusi ka vendosur ta forcojë skuadrën me një mesfushor.

Klubi italian ka përcaktuar si objektiv mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Sipas “HITC”, bardhezinjtë kanë bërë gati 21 milionë euro për lojtarin turk.

Ai ka kontratë vetëm edhe një vit me Liverpoolin dhe pikërisht ky fakt i jep shpresë Juves që klubi nga “Anfield” do ta shesë reprezentuesin gjerman.

Emre Can u transferua te Liverpooli para tri vitesh nga skuadra e Bayer Leverkusenit për rreth 10 milionë funte.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply