Juventusi insiston për talentin e Milanit, dëshiron t’i hakmerret për Bonuccin

Locatelli ka rënë në radarin e Juventusit, i cili nuk ka vend te klubi nga “San Siro”, pas transferimeve të shumta gjatë verës.

Juventusi vazhdon të jetë i lënduar për kalimin e Leonardo Bonuccit te rivali më i madh, që e konsiderojnë si “tradhti”.

Për të zbutur paksa situatën, “Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për mesfushorin e talentuar, Manuel Locatelli, kartoni i të cilit vlerësohet 10 milionë euro.

La Stampa raporton se Locatelli mund të largohet pas ardhjeve të Kessie dhe Biglia.

Edhe Torino është duke kërkuar 19 vjeçarin, madje i ka ofruar një vend në formacionin startues, teksa te Juventusi mund të mos ketë shumë minuta.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply