Lajm i keq për PAN-in, Simiq: Lista Serbe nuk ka vendosur ende

Lista Serbe nuk ka vendosur ende se me cilin koalicion do të bashkhet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ka thënë nënkryetari i Listës Serbe Slavko Simiq, i cili nuk beson se këtë javë do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re e Republikës së Kosovës, transmeton Periskopi.

“Sa i përket mbajtjes së seancës konstituive, ende nuk dihet se kur do të mbahet, si dhe deputetët e ardhshëm të Kosovës ende nuk janë regjistruar në qeveri Kuvend si delegate, gjë që sipas mendimit tim tregon se kjo séance nuk do të mbahet këtë javë”, ka folur Simiq për KiM Radio, transmeton Periskopi.

Be the first to comment

Leave a Reply