Milan jep lajmin e madh për Moratan (Foto)

Milan tashmë nuk fshehët, ata e pranojnë se janë duke tentuar transferimin e Alvaro Moratas

Drejtori Sportiv i Milanit, Massimiliano Maribelli e ka pranuar se janë duke biseduar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata.

Por, ai e pranoi se do të jetë e vështirë, pas fjalëve të spanjollit se në Itali do të ishte e vështirë të luante për një skuadër tjetër që nuk është Juventus.

‘Morata na ka dhënë leje, por situata ishte e komplikuar pas finales së Ligës së Kampionëve, për shkak edhe të interesimit të disa skuadrave tjera. Ky është një operacion që mund të ndodh”, tha Maribell për mediat italiane.

Për Moratan po interesohen po ashtu edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply