Milan përgatit 50 milionë euro plus dy futbollistë për Belottin

Sipas mediave italiane, Milani do të ofrojë 50 milionë euro plus lojtarë në këmbim të sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Reprezentuesi italian ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por kjo është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Chelsea është lidhur me sulmuesin e njohur si “il Gallo” apo Gjeli, por është raportuar se ai është gjithashtu pjesë e objektivave kryesore në listën e golashënuesve të mundshëm të Rossonerëve.

Tani Tuttomercatoweb raporton se oferta për klubin Granata do të jetë 50 milionë euro plus M’Baye Niang dhe Manuel Locatelli.

Është gjithashtu e mundur që Gabriel Paletta të përfshihet, edhe pse ai është kërkuar edhe nga Fiorentina.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply