PSG ofron 150 milionë euro për yllin e Realit (Foto)

PSG ka hyrë në garë për talentin e jashtëzakonshëm të Real Madridit, Marco Asensio

Paraqitjet e mira të Marco Asensios sezonin e kaluar kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Një ndër to është edhe PSG, e cila e ka shumë seriozisht interesimin për mesfushorin spanjoll.
Sipas Don Balon, PSG ka bërë gati një ofertë prej 150 milionë euro.

Dëshira e parë e tyre është Kylian Mbappe, por nëse ai transferohet në Madrid, atëherë Asensio do të ishte zëvendësuesi ideal.

Përveç PSG-së, për Asension interesohen edhe skuadrat tjera si Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Inter.
(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply