Ryan Phillippe shpjegon pse u shtrua në spital

Ryan Phillippe është aktualisht në spital, pas një lëndimi të rëndë në këmbën e tij, dhe tani aktori ka zbuluar se si ka ndodhur aksidenti.

42-vjeçari tha: “Çkemi njerëz. Unë nuk e kam plagosur veten, unë isha viktimë e një aksidenti të çuditshëm gjatë një ekskursioni familjar të dielën”.

“Këmba ime është thyer dhe kërkon kujdes kirurgjikal, por unë do të shërohem dhe jam në duar të mira si dhe do të kthehem së shpejti”, shkroi tutje aktori në Tëitter.

“Faleminderit për të gjitha lutjet dhe mbështetjen. Gjithashtu një falënderim të veçantë për përgjegjësit e parë që më ndihmuan në vendngjarje dhe për stafin mjekësor që po kujdeset tani për mua. Unë do t’ju mbaj të përditësuar në progresin tim”./BS

Be the first to comment

Leave a Reply