Sekretari teknik i Barçës: Do përpiqemi të transferojmë Verrattin

Sekretari tekniku i Barcelonës, Robert Fernandez, ka folur për mundësinë e transferimit të Marco Verrattit në Spanjë.

Ylli i Paris Saint-Germainit nuk është i lumtur dhe agjenti i tij ka treguar se dëshira është klubi katalnuas.

“Kemi ende kohë. Ne jemi duke i ndjekur objektivat tona me vëmendje të madhe”.

“Verratti? Ne kemi krijuar një mundësi, do përpiqemi ta transferojmë. Por, nuk është e lehtë të transferojmë lojtarë që kanë kontratë me klubet e mëdha”, ka thënë Fernandez.

Çmimi i Verrattit është rreth 60 milionë euro.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply