Shokuese: 3-vjeçari vdes në makinë nga të nxehtit, prindërit e lanë vet për një orë

Një djalë 3 vjeçarë ka vdekur pasi është lënë në veturë me temperaturë tepër të lartë në Las Vegas për së paku 1 orë, shkruan DailyMail, tranmseton Periskopi.

Chase Lee, nga Utah është gjetur i vdekur në veturën e cila kishte xhamat krejtësisht të mbyllur dhe ishte e parkuar në Grandvieë në Las Vegas.

Polici Roger Price ka thënë se është tepër vonë për të shpëtuar djaloshin Chase, i cili po vuante nga nxehtësia në momentin kur prindërit e tij e kuptuan se ku ishte ai.

Ai u dërgua në spitalin Rose Siena në të cilin edhe mjekët shpallën vdekjen e tij.

“Sa herë që një fëmijë vdes është aksident tragjik, është diçka që asnjëri nga ne nuk kishte dashur ta shoh”, tha polici Price.

Policia gjithashtu konfirmoi se atë ditë temperatura kishte arritur në 45 gradë, ndërsa gjithashtu thanë se në veturë temperatura kishte arritur në 170 gradë./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply