Femrat i kontrollojnë më së miri meshkujt në këtë mënyrë

Një hulumtim i kryer së fundi tregon se, ajo çfarë e bën femrën atraktive nuk është vetëm pamja e saj fizike.

Për një kohë të gjatë është menduar se meshkujt janë kryesisht qenie vizuele, por studimi më i ri, i publikuar në revistën „Physiology & Behavior“, tregon se ndikimi i zërit të femrës mbi meshkujt është aq i fuqishëm sa që shkakton rrëqethje të lëkurës dhe përshpejtim të punës së zemrës.

Studiuesit amerikanë po ashtu konkluduan se tërheqja e zërit të femrës varet nga ajo se në cilën fazë të ciklit mujor ndodhet gjinia më e bukur.

Për çfarë bëhet fjalë në realitet? Ndryshimet hormonale gjatë kohës së ovulacionit ndikojnë në fytin e femrave, zëri i të cilave bëhet më i ulët dhe më i thellë, duke shkaktuar pa vetëdije reaksione pozitive të meshkujve dhe femrave.

Pas vetëm pesë sekondash të dëgjimit të zërit të femrës gjatë ciklit të saj menstrual, aktiviteti elektrik në lëkurën e meshkujve shënoi rritje prej madje 20 për qind, ndërsa ritmi i zemrës është përshpejtuar për pesë për qind./BS

Be the first to comment

Leave a Reply