Formacioni i Man United me Perisic (Foto)

Ivan Perisic është shumë afër transferimit te Manchester United

Anësori kroat i Interit, Ivan Perisic, është shumë afër transferimit te Manchester United, raportojnë mediat britanike e italiane.

Besohet se United do të paguajë 40 milionë funte për Perisic, që pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe mendon se kroati do të përmirësojë skuadrën e tij.

“Squawka” ka publikuar tri opsione të ndryshme se ku mund të luajë Perisic te United.

Kroati do të përbëjë një sulm të frikshëm së bashku me Romelu Lukakun, Henrikh Mkhitaryan dhe po ashtu Marcus Rashfordin.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply