Mourinho nuk e ka idenë nëse Perisic do t’i bashkohet Man Unitedit

Perisic nuk duket të jetë afër Unitedit, ta paktën kështu duket nga deklaratat e Mourinhos.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk e ka idenë nëse Ivan Perisic do t’i bashkohet klubit nga Interi.

Mediat italiane e britanike raportojnë se 28 vjeçari kroat është afër transferimit në “Old Trafford” për 40 milionë funte, por vetë Mourinho nuk ka zbuluar shumë rreth kësaj çështje pas fitores 2:1 Në miqësore ndaj Real Salt Lake.

“Nuk e kam idenë. Nuk e kam idenë shoku im. Nuk e kam idenë”, u përgjigj Mourinho.

Më herët, drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, mohoi që Perisic është afër Unitedit, derisa hodhi poshtë edhe kalimin e Stevan Jovetic në Sevilla.

“Ai është afër në Inter”, iu përgjigj gazetarëve Sabatini shkurtimisht, kur u pyet nëse është afër transferimit në Man United.

“Jovetic dhe Perisic janë lojtarë të Interit. Nuk ka asgjë tjetër”.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply