Unitedi rrit ofertën për Perisic

Vazhdon interesimi i Manchester Unitedit për Ivan Perisic.

Sipas Daily Star, trajneri Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht yllin kroat të Interit në këtë afat kalimtar.

Nga raportimet e fundit thuhet se Djajtë e Kuq kanë rritur ofertën nga 45 milionë në 53 milionë euro.

Interi nuk dëshiron të shes anësorin, por nëse Anthony Martial përfsishet në marrëveshje atëherë palët mund të gjejnë një pikë të përbashkët.

Perisic shënoi 11 gola sezonin e fundit në Serie A.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply