Zyrtare: Borriello rinovon te Cagliari

Marco Borriello edhe zyrtarisht ka hedhur të zezën në të bardhë në kontratën e re te Cagliari.

Italiani kështu do vazhdojë në Sardenja deri në 2019.

35-vjeçari në sezoni e kaluar shënoi 20 gola në të gjitha garat, nga to 16 ishin në Serie A.

Me 16 golat në kampionat në sezonin 2016/17,  lojtari i vetëm në top pesë evropiane që ka shënuar më shumë gola (17) si lojtar mbi 33-vjeçar është Zlatan Ibrahimovic.

Borriello në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si Milan, Roma, Juventus, Genoa e shumë të tjera.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply