Zyrtare: Enis Bardhi te Levante

Enis Bardhi me shumë mundësi është blerja e radhës e Levantes me kampionatit spanjoll.

Futbollisti shqiptar, i cili luan për Kombëtaren e Maqedonisë ka firmosur kontratë tre vjeçare me klubin e Primera Division, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

22-vjeçari në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ujpeshtit në Hungari, skuadër që përfitoi 1.5 milionë euro nga kartoni i futbollistit, transmeton SS.

Bardhi ishte një nga më të mirët në Kampionatin Evropian U21.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply