Ç’do ti me gruan time?! – Dëshmia e të dashurit të Luanës, si u përlesh me fansin ‘e çmendur’

Biznesmeni Krenar Çoçaj, ka qenë shpëtimtari i Luana Vjollcës, ditën kur ajo është trembur më shumë nga fansi i saj i zjarrtë, Besmir Lila. Për shkak të shqetësimeve që moderatorja kishte nga Lila, biznesmeni ka shkuar të shoqëronte mikeshën e tij gjatë largimit nga ambientet e punës.

Në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, të cituara në vendimin e Apelit, Çoçaj ka sqaruar se ka ndërhyrë menjëherë, kur të bllokuar në trafik tek Unaza e Re, ka parë Besmir Lilën t’i shkojë te xhami i makinës moderatores Vjollca. Në lidhje me grushtimin e Lilës, Çoçaj ka sqaruar se ka reaguar, pasi është qëlluar prej tij dhe për ta penguar që mos të nxirrte ndonjë armë nga çanta e tij.

DESHMIA E ÇOÇAJT

Sipas materialit kallëzues, Oficeri i Policisë Gjyqësore, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Krenar Çoçaj, i cili ka shpjeguar se ishte i lidhur prej dy vjetësh me shtetasen Luana Vjollca, e cila punonte në TCH. Kësaj shtetaseje, prej dhjetorit 2016, e përndiqte një person, i cili i shkruante vazhdimisht dhe e ndiqte atë nga pas ku ajo shkonte, shkak për të cilin ajo ka qenë e shqetësuar. Për këtë arsye ai ka shkuar për ta shoqëruar atë ditë nga puna. Më tej, sipas deklaruesit, ndërsa po ktheheshin në Tiranë, secili në makinën e tij, tek Unaza e Re ka parë që Luanën e ndiqte një mjet, që tentonte t’i dilte para./BS

Be the first to comment

Leave a Reply