Zidane flet rreth interesimit të Realit për Mbappen

Zinedine Zidane ka folur rreth talentit të Monacos, Kylian Mbappe, i cili kohëve të fundit ka qenë shumë i lidhur me Real Madridin.

Kohëve të fundit është raportuar shumë në media se ylli i ri francez mund të kaloj te Mbretërit, dhe nga skuadra të largohet njëri nga “BBC”, Gareth Bale, Karim Benzema apo Cristiano Ronaldo.

Marrëdhëniet e mira të Zidanet me sulmuesin francez i jep Real Madridit një avantazh të dallueshëm në garë, por menaxheri i Mbretërve nuk ishte në disponim për t’i shtuar benzinë në zjarr.

I pyetur nëse ka interes për Mbappen, Zidane ka refuzuar të thotë diçka të tillë, megjithatë e ka cilësuar si një lojtar të mirë.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, është treguar i tillë gjatë gjithë vitit, por ai nuk është lojtari im, nuk mund t’ju them gjë”, ka thënë Zidane.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply