Dasmat e kësaj vere! Ja aktiviteti i VIP-ave

Dy janë dasmat më të shumëpërfolura të kësaj vere, ajo e dy çifteve shumë të njohura për publikun shqiptar. Po flasim për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku nga njëra anë dhe për Orinda Hutën dhe Turjan Hyska. Të dy çiftet kanë vendosur që të kurorëzohen në martesë verën e këtij vitit, e sigurisht janë në qendër të vëmendjes së mediave. Ende nuk është mësuar se ku do të zhvillohen këto dasma, por pritet që të dalin foto e çifit të veshur si nuse dhe dhëndër për t’i parë në çdo faqe gazete dhe çdo portal.

Dasma e Xhensilës dhe Besit  në shtator

Të shumtë janë ata që duan të dinë se kur do të martohen Xhensila dhe Besi. Çifti do të ketë jo pak, por 3 dasma dhe 3 ceremoni. Këtë e ka deklaruar vetë këngëtarja për mediat.  Xhensila Myrtezaj ka deklaruar se nuk do të ketë vetëm një dasmë, domethënë dasma e saj me fisin e saj dhe Besi me fisin e tij, por do të ketë 3 dasma, 3 cermoni. Këngëtarja e sukseshme shprehet se përveç dasmave me fiset e tyre do të organizojnë dhe një dasëm të veçantë me miqtë e tyre të njohur. Mesa duket dasma e tyre do të zhvillohet në muajin shtator.

Dasma e Orindës dhe Turit në korrik

Çifti tjetër që ka vendosur që të martohet këtë verë është Orinda Huta dhe Turjan Hyska.  Edhe për to mediat kanë folur shumë e kanë shkruar se këtë muaj dasma e tyre do të zhvillohet.  Para disa kohësh moderatorja dhe këngëtarja provoi fustanin e saj të nusërisë, moment të cilin e ajo e ka cilësuar si bekim. E kush nuk do të emocionohej, fustani i bardhë është ëndrra e çdo vajze.

Eli Fara me pushime në Greqi, i shpëton tërmetit

Ishulli Kos në Greqi u përfshi nga një tërmet, ndërkohë që këngëtarja shqiptare Eli Fara ndodhej aty për pushime. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një postim në Instagram, ku njofton se është shëndoshe e mirë dhe nuk ka pasur asgjë nga tërmeti. “Shpëtuam nga tërmeti” shkruan Eli Fara në Instagram. Ajo ndodhet aty së bashku me familjes e saj. Gjithashtu  ambasada shqiptare në Greqi tha se nga tëmreti në ishullin Kos nuk ka persona shqiptarë të lënduar. Nga tërmeti ka pasur dy viktima dhe 200 të tjerë të plagosur.

Marina Vjollca ndërron stacion?!

Duket që Marina Vjollcën nuk do ta shohim më në ekranin e Top Channel. Mediat këto ditë kanë shkruar për largimin e saj nga kjo media për të qenë e pranishme në një tjetër ekran. Sipas Blitz.al, Marinën do ta shohim në Tv Klan. Faqja që para pak ditësh shkroi për dorëheqjen e Marinës nga Top Channel, sot ka dhënë lajmin për destinacionin e ri të prezantueses. Marina Vjollca është shfaqur për herë të parë si balerinë në Fiks Fare dhe prej disa sezonesh drejton së bashku me Edi Manushin, Procesin Sportiv.

Ja si e bën Tuna të birin të qeshë!

Pas lindjes së djalit të tyre në profilet e rrjeteve sociale të Tunës dhe Patrisit ka vetëm foto të tij.  Në këtë mënyrë ato preferojnë të ndajnë me miqtë e tyre foto me të voglin. Miqtë virtualë janë bërë dëshmitarë të çdo momenti të ëmbël të vogëlushit dhe gati çdo mimikë të tij janë në gjendje ta komentojnë e ta adhurojnë. Madje mami Tuna ka filluar t’i mësojë Tianit edhe hilet e truket për të “mashtruar” me Instagramin, edhe pse ai është akoma i vogël. Tian, akoma nuk kupton asgjë, por i bindet së ëmës me gjithë qenien e tij dhe ajo ia arrin qëllimit që ta shkrijë së qeshuri./BSImage

Be the first to comment

Leave a Reply