Allegri: Cristiano? Jo, këta dy lojtarë janë më të mirët në botë

Allegri mendon se Messi dhe Neymar janë më të mirët në botë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se Lionel Messi dhe Neymari janë dy më të mirët në botë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon.

Këto komente i bëri trajneri i “Zonjës së Vjetër” pas humbjes në miqësore nga Barcelona, ku shkëlqyen Messi dhe Neymar, në veçanti ky i fundit – pasi shënoi dy gola të bukur.

“Cristiano? Për mua Messi dhe Neymari janë dy lojtarët më të mirë në botë”, u përgjigj Allegri.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply