“Dybala nuk vlen sa Neymari”

Chiellini ka respekt për Dybalan, por thotë se Neymari është shumë larg argjentinasit. Sipas tij, braziliani është në një nivel me Messin e Ronaldon.

Giorgio Chiellini nuk beson se Dybala vlen sa Neymari, ky i fundit sipas italianit, shumë shpejt do ta mposhtë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon për “Topin e Artë”.

Mbrojtësi i Juves foli edhe për çmimin që PSG-ja dëshiron të paguajë për ta transferuar Neymarin, që flitet të jetë 22 milionë euro.

Për italianin kjo është normale, teksa la të kuptohet se Dybala nuk është pasuesi ideal i Neymar – ai e tha këtë ndoshta edhe nga frika se do t’ia rrëmbejnë njërin ndër lojtarët më kreativ të “Zonjës së Vjetër”.

“Dybala dhe Neymar? Me gjithë respektin që kemi për Dybalan, tash për tash nuk vlen sa Neymari”, tha Chiellini.

“E kam thënë sezonin e kaluar, Neymar është në nivel të Leo Messit e Cristiano Ronaldos, dhe ai është pasuesi i tyre për “Topin e Artë”.

“Vlera e Neymar? Është shifër marramendëse, dhe mund të shpenzohen në një lojtar që ndryshon rrjedhën e një ndeshje apo gjithë sezonit. Është e drejt për një klub të shpenzojë kaq para nëse veçse kanë shansin ta bëjnë këtë”, theksoi mes tjerash mbrojtësi i Juves.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply