Spalletti pro shitjes së Perisic për një çmim të mirë

Tashmë e një kohë është duke u folur shumë për një largim të Ivan Perisic nga Interi.

Skuadra që po e kërkon me ngulm kroatin është Manchester Unitedi.

Klubi anglez është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro, por zikaltrit nuk dëshirojnë ta shesin nën 55 milionë.

Dëshira që Perisic te qëndrojë në Milano ekziston, por sipas gazetarit tëSky Sport, Kaveh Solhekol, është trajneri Luciano Spalletti ai që është pro kësaj shitje, por gjithmonë për një çmim të mirë.

E gjitha kjo pasi ai beson se mund të gjejë një zëvendësues ideal për Perisic dhe me parat e mbetura ndihmojë ndonjë blerje tjetër

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply