Tejkalimi i ndrojtjes

Ndrojtja është një fre e njohur dhe e përbashkët për të gjithë ne. Mirëpo, më shumë atë e kanë problem vajzat dhe meshkujt e pamartuar.

Gratë nuk janë më pak të turpshme me meshkujt, por nuk lejojnë që ‘turpi’ të drejtojë jetën e tyre.

Kur jeni të turpshëm, paraqiteni të hutuar, keni ndjenjën sikur ju shikojnë dhe ju vlerësojnë në mënyrë kritike.

Një nga mënyrat që të tejkalohet ky qëndrim negativ është që të paramendoni se si energjia brenda jush ka kahje kthimi. Ajo niset nga ju dhe drejtohet tek të tjerët e përsëri kthehet te ju.

Në një koktej apo në një mbrëmje, kur të futeni në dhomë, merrni frymë thellë dhe shikojini njerëzit drejt e në sy. Disa do ta shmangin shikimin, sepse janë gjithashtu, të turpshëm, kurse të tjerët do të vazhdojnë t’ju shikojnë pasi ju keni tërhequr vëmendjen. Atyre do t’ju krijoni përshtypjen se keni besim në vetvete dhe në fakt, pas kësaj, do të ndiheni vërtet ashtu./BS

Be the first to comment

Leave a Reply