Rrëfehet nusja: Ky është shkaktari i shkatërrimit të ditës së dasmës time

Ditët para dasme mund të jenë periudhë e mbushur me stres, dhe shumë nga ne e çojmë një gotë apo dy gota alkool për t’i qetësuar nervat.

Sipas një nuseje, teprimi me alkool është gjëja më e keqe të cilën mund ta bëni gjatë ditës së dasmës!

Duke folur për “The Sun”, Holly Syme, e sapomartuar, shpjegon se ishte zgjuar pas ditës së dasmës dhe nuk mund të mbante mend asgjë!

Ajo gjithashtu kishte dhimbje koke, fustani i saj 1000 eurosh ishe mbushur me të vjella, ndërsa nuk mund t’i gjente as unazat e dasmës!

Sipas burrit të saj Dan, ajo kishte pirë më shumë se ç’duhet, duke shkaktuar që ajo të inicionte një fjalosje me të para 110 mysafirëve.

Fatmirësisht unazat i kanë gjetur më vonë, por Syme i këshillon të gjitha vajzat të cilat presin të bëhen nuse që të mos e teprojnë me alkool në ditën e dasmës!/BS

Be the first to comment

Leave a Reply