Zyrtare: Thyhet rekordi botëror për mbrojtës, City prezanton Mendyn

Tanimë është zyrtare dhe mbrojtësi francez Benjamin Mendy është pjesë e Manchester Cityt ku kaloi nga Monaco.

Klubi anglez ka njoftuar se ka nënshkruar me reprezentuesin francez të cilin e kanë prezantuar.

23-vjeçari ka marrë fanellën me numrin 22 dhe thuhet se është bërë blerja më e shtrenjtë në repartin defensivë, pasi Mendy ka kushtuar 52 milionë funte apo 58 milionë euro.

“Unë jam shumë i kënaqur që jam bashkuar me Cityn”.

“City është ndër klubet kryesore të Evropës dhe të punoj me Guardiolën është nder për mua”, deklaroi Mendy.

Transferimi i Mendyt ka thyer edhe rekordin botëror sa i përket mbrojtësve.

Rekordi është mbajtur nga Kyle Walker, por tani me transferimin e Mendyt, francezi është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ish-anëtari i Monacos dhe Marseilles ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Cityn.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply