Pasojat e famës – Asu nga Dashuri e pafund e kërcënuar për vdekje nga vajza e dashuruar me të

Aktorja turke Melisa Asli Pamuk është padyshim një vajzat turke më të bukura, jo më kot ajo u shpall edhe Miss Turqia. Megjithatë, duhet thënë se shpesh fama përbën një kërcënim, madje edhe rrezik për mirëqëniën e një individi. Kujtojmë këtu se edhe aktori i famshëm i „Dashuri me Qira“, Baris Arduc ndërroi shtëpi për shkak të fansave.

Por cili ka qenë problemi me të cilën Asu nga „Dashuri e pafund“ është përballur?
Në vitin 2013, ajo denoncoi një vajzë për shkak se e përndiqte dhe e kërcënonte vazhdimisht. Vajza me iniciale E.A këmbëngulte se Melisa duhej të bëhej e dashura e saj. Kjo vajzë e ndiqte aktoren kudo madje shpesh qendronte poshtë shtëpisë së saj. Situata kaloi çdo cak dhe arriti deri aty sa E.A e kërcenonte aktoren se do ta vriste.

„Kam nevojë për ndihmë. Njerëz të tillë janë të rrezikshëm dhe duhet të marrin atë që meritojnë. Nuk dua të jetoj me frikën se mund të më vrasin“ – shprehej aktorja në atë kohë. Çëshja u la në dorë të policisë e cila e dënoi fansen e çmendur të bukuroshes turke./BS

Be the first to comment

Leave a Reply