Conte: Spalleti një nga më të mirët

Antonio Conte ka lëvduar Luciano Spallettin si një nga trajnerët më të mirë në botë dhe beson se e ardhmja e Interit me Suning do të jetë e madhe.

Conte ishte lidhur me një kali te Interi para se Spalletti të merrte në drejtim të klubit dhe menaxheri i Bluve vlerëson lart teknikun Nerazzur.

“Mendoj se Nerazzurët kanë marrë një nga trajnerët më të mirë në futboll. Luciano është shoki mirë dhe trajner i madh. Për Interin është vlerë e shtuar që e ka atë”.

“Unë po e shoh pronësinë e Suning si shumë solide dhe ata po tentojnë të ndërtojnë një gjë të rëndësishme si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen” .

“Ata janë aryseja pse jam i gëzuar për Lucianon. Unë mezi pres ta shoh atë të shtunën”, deklaroi Conte.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply