Prishtina sjell klubin nga Serie A në Kosovë

Klubi i madh italian, Genoa, ka shprehur gatishmëri që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Prishtinën
“Përmes një shkrese dërguar kryetarit të Prishtinës, Remzi Ejupit, Genoa  ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me Prishtinën më datë 5 ose 6 gusht”, thuhet në njoftimin e Prishtinës

“FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply