Cilat pjesë të trupit të mashkullit nuk bën assesi t’i anashkaloni gjatë paralojës? Dhe çka duhet të bëni me to

Për seks të mirë është e nevojshme edhe paraloja e mirë. Edhe pse me siguri tashmë keni vendet tuaja të preferuara në trupin e tij, atmosferën në dhomën e gjumit do ta bëni të zjarrtë nëse prekjet tuaja dhe gjuhën i orientoni në disa pjesë të veçanta të trupit të tij.

Jemi të sigurt që do kjo t’ju shpërblehet, konstaton seksologu Emily Morse, autor i librit Hot Sex: Over 200 Things You Can Try Tonight.

Veshët
Me gjuhë ngadalë kaloni mbi skajet e jashtme të veshit të tij. Aty gjendet një numër i madh përfundimesh nervore.

Buzët
Mbështetni buzët mbi buzët e tij, butësisht lëpini sikur lëpini akulloren, dhe kur ai të hap gojën, butësisht thithni majën e gjuhës së tij.

Thimthat
Ai me siguri dëshiron që të lozë me thimthat tuaja, mirëpo ato nuk janë zonë erogjene vetëm për femrat. Filloni me prekje të buta, para se të kaloni në ndonjë veprim më të vrazhdë.

Qafa
Lëpini pjesën e jashtme të qafës së tij dhe lëshohuni në drejtim të kurrizit. Me siguri do t’ua shpërblejë dhe do të jetë i kënaqur sesi e bën atë.

Vithet
Hipni sipër tij, në atë mënyrë që vithet tuaja të jeni mbi të tijat, përkatësisht mbështetni klitorisin tuaj në gilcën e tij. Shumë shpejt do të vëreni reagimin e tij.

Testiset
Derisa i ofroni seks oral, lirisht pak më shumë shtrëngoni testiset e tij apo butësisht tërhiqni poshtë. Kjo gjë nuk do ta eksitonte vetëm atë, por edhe ju./BS

Be the first to comment

Leave a Reply