Juve ofron 17 milionë euro dhe Leminan për mbrojtësin e Valencias

Juventusi ka ofruar 17 milionë euro plus shërbimet e mesfushorit Mario Lemina në këmbim të mbrojtësit të djathtë të Valencias, Joao Cancelo.

Sipas burimeve të mediave spanjolle dhe Corriere dello Sport, bardhezinjtë shpresojnë të përdorin interesimin e Valencias në mesfushorin Lemina si pjesë të marrëveshjes.

Gjigantët janë të gatshëm të përfshijnë mesfushorin Lemina së bashku me një shumë prej 17 milionë eurosh për të fituar shërbimet e Cancelos.

Cancelo ka një çmim prej 35 milionë eurosh, por dy klubet kanë bërë shumë punë së bashku së fundmi me Simone Zazan dhe Norberto Neton duke shkuar në Spanjë.

23-vjeçari luan në një shumëllojshmëri të roleve të anës së djathtë, gjë që e bën të vlefshëm për trajnerin eklektik Max Allegri.

Ai është një reprezentues portugez dhe ka tre gola në katër paraqitje me kombëtaren.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply