Ballist Morina ekstradohet në Serbi?

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.

Nga informacionet e fundit ekskluzive që dispononon Opinion.al të siguruara nga gazetari Dritan Laci, Morina ka dalë tri ditë më parë në gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb.

Lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply