Ish-ylli i Real Madridit zëvendëson Neymarin? (Foto)

Di Maria mund ta zëvendësojë Neymarin te Barcelona, nëse ky i fundit transferohet te PSG-ja.

Anësori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, është identifikuar si zëvendësuesi i mundshëm i Neymar, nëse ky i fundit transferohet në Ligue 1, raporton RMC

Pavarësisht se Gerard Pique ka postuar në rrjetet sociale se “ai do të qëndrojë”, Neymar duket gjithnjë e më larg Barcelonës.

Raportohet se PSG-ja ka vendosur të paguajë klauzolën e lojtarit prej 222 milionë eurove, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Paulo Dybala dhe Philippe Coutinho gjenden në listën e ngushtë për të zëvendësuar brazilianin.

Kësaj liste i është shtuar edhe Di Maria, i cili ka luajtur për Real Madridin për katër vite me radhë, nga sezoni 2010/11, deri në vitin 2014, që ishte më meritori në triumfin e “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve pas 12 viteve.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply