Radio Montecarlo: “Punë e kryer, lamtumirë Neymar” (Foto)

Neymari do të zyrtarizohet si lojtar i PSG-së javën e ardhshme, bën të ditur Radio Montecarlo.

Në Francë tashmë e shohin si punë të kryer transferimin e Neymarit te Paris Saint-Germaini.

Radio Montecarlo ka siguruar se zyrtarizimi i Neymarit te PSG-ja do të bëhet javën e ardhshme pasi lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me klubin.

“Ka përfunduar gjithçka, Neymari dhe PSG-ja tashmë kanë arritur marrëveshje, mbeten vetëm klubet të mbyllin operacionin javën e ardhshme”, shkruan Mundo Deportivo, duke cituar Radio Montecarlo.

“Marrëveshja është totale, edhe detajet më të vogla të kontratës tashmë janë arritur. Neymar tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe përleshja me Semedon në stërvitje, është një shembull i përsosur se ai do të largohet. E ardhmja e tij është në Paris”, shkruan më tej Mundo, duke cituar Radio Montecarlo.

Raportohet se PSG-ja është duke ofruar lojtarë plus para për Neymarin dhe njëri ndër të shumtët, që besohet të jenë së paku tre, është edhe Angel Di Maria.

Megjithatë Barcelona dëshiron 222 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e lojtarit dhe mbetet për t’u parë se si do të përfundojë marrëveshja mes klubeve.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply