Vuçiq: Nuk po ofroj zgjidhje për Kosovën por vetëm dialog

The Prime Minister of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic, stands in the New Palace in Stuttgart, Germany, 04 February 2015. PHOTO: MARIJAN MURAT/dpa, Image: 217362149, License: Rights-managed, Restrictions: GERMANY OUT, Model Release: no, Credit line: Profimedia, AFP

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Nish se nisma e tij për dialogun e brendshëm rreth Kosovës është një iniciativë që çdo njeri serioz dhe i përgjegjshëm do të duhej ndërmarrë.

Sipas tij, shumë njerëz në Serbi koncentrohen në atë se çka i pëlqen më së shumti popullit, “e jo në ato gjëra që na nevojiten”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb poashtu ka deklaruar se sot nuk do të kishin financa të qëndrueshme, Ligj të  Punës, ekonomi stabile, po të kishte bërë ai “vetëm atë që i pëlqen njerëzve”.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka ofruar  zgjidhje por vetëm bisedime për Kosovën.

Be the first to comment

Leave a Reply