A është ky sekreti i dashurisë së vërtetë?

Disa nga lidhjet më të mira fillojnë si miqësi. Psh. aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher u njohën në serialin That 70’s Show dhe filluan lidhjen vetëm 14 vjet më vonë.

Por pse ky familjaritet platonik aq shpesh çon në romancë?

Pastërtia e një shoqërie fillestare ju lejon që ta shihni karakterin e dikujt para se të turbullohet nga qëllimet seksuale dhe dëshira që të nxjerrni diçka seksuale nga ai raport”, thotë eksperti i lidhjeve, Matthew Hussey për The Independent.

Sigurisht, asnjë lidhje nuk mund t’i qëndrojë testit të kohës pa themelet e një shoqërie të fortë, pajtohet autori i librave për lidhje dhe dashuri, Daniel Jones.

“Lidhjet më të gjata romantike, martesat më afatgjata dhe partneritetet në fund kanë të bëjnë më shumë me kompatibilitetin dhe shoqërinë sesa me seksualitetin”, tha ai./BS

Be the first to comment

Leave a Reply