Mësohet çfarë u diskutua në takimin e Këshillit Drejtues të PDK-së

U raportua nëpër media se Këshilli Drejtues i PDK-së u mblodh të shtunën larg syrit të mediave në një hotel në periferi të Prishtinës, për të diskutuar për kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Ky aludim erdhi pas deklaratave të fundit se kandidati i PAN-it për të parin e Kuvendit, përveç Kadri Veselit mund të jetë Xhavit Haliti ose Flora Brovina. VV dhe LAA , deputeten Flora Brovina po e shohin si më të pranueshme për pozitën e kreut të Kuvendit.

Mirëpo gjithçka u mohua nga ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i cili tha se se ky takim është vazhdimësi e atyre që PDK-ja po zhvillon për zgjedhjet lokale.

Stavileci në një bisedë për Klan Kosova ka mohuar se në të është diskutuar për seancën konstituive të 3 gushtit, duke theksuar se koalicioni PAN i ka votat për formimin e qeverisë.

Ai kur ka folur për votat nuk ka përmendur emra, por ka thënë deputetët që do ta mbështesin qeverinë jashtë PAN-it janë ata që vazhdimisht kanë punuar për të mirën e vendit.

Të enjten pritet të mbahet seanca e para konstituive për formimin e qeverisë.

Ndërsa, ende nuk janë zbuluar kandidatët e subjekteve politike për Kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Be the first to comment

Leave a Reply