Mustafi ka një lajm për tifozët e Arsenalit (Foto)

Shkodran Mustafi ka dhënë lajmin e shumë pritur për tifozët e Arsenalit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, shtet ky që doli triumfues në Kupën e Konfederatave, ku pjesë e saj ishte edhe Mustafi pritet të rikthehet në stërvitjet me klubin “topçinj”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti nga Gostivari i Maqedonisë, përmes rrjeteve sociale.

“Kur e kupton se pushimet tuaja kanë mbaruar dhe ju do të ktheheni në punë nesër. Mezi pres të i shoh djemtë prapë”, ka shkruar Mustafi.

Para disa dite edhe Wenger e kumtoi lajmin për rikthimin e Mustafit, e që bashkë me të pritet të jetë edhe shumë i përfoluri gjatë këtij afati, Alexis Sanchez.

Shqiptari së bashku me kilianin do të kenë kohë për përgatitje vetëm një javë, pasi të dielën një javë luajnë Super Kupën e Anglisë kundër Chelseat.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply