Pas dasmës, Turjan Hyska rrëfen muajin e mjaltit: Ja ku do të shkojmë

Dasma e Turjan Hyskos dhe Orinda Hutës ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm mbrëmjen e së enjtes.

Në një ceremoni madhështore, pas një historie 10 vjeçare, çifti i ka thënë “po” njëri-tjetrit. Të ftuarit specialë të çiftit kanë qenë shumë aktivë përgjatë gjithë mbrëmjes, teksa kanë postuar foto nga ceremonia me 300 të ftuar. Natyrisht që më shumë sesa gjithçka kjo dasmë ishte romantike, pasi çifti ishte kujdesur që çdo detaj të sillte detaje nga historia e tyre. E pas shumë tekstesh këngësh, më në fund i ka ardhur radha e moderatorit t’i bëjë një premtim me fjalët më të bukura gruas së tij. “Nuk kam frikë nga e ardhmja, sepse kam në krah një krijesë që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë.

Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”. Në qiell të hapur, me një arredim ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në dasmat vip në Shqipëri, dasma e Orindës dhe Turit i ngjau një spektakli gjigand dritash, ngjyrash dhe emocionesh.

Pika më kulminante e mbrëmjes ka qenë surpriza e Turit për bashkëshorten e tij. Një këngë dedikuar totalisht Orindës ka bërë që biondja bukuroshe, por jo vetëm, të përlotet. Por duket se ditën e sotme dritat janë fikur dhe ceremonia ka mbaruar, ndaj dyshja simpatike e ekranit do të ketë më shumë kohë për të pushuar. E si një çift i ri i sapomartuar, Orinda dhe Turi po përgatiten për muajin e mjaltit.

Moderatori ka zbuluar destinacionet që do të përshkojnë përgjatë muajit të mjaltit. E nëse mendoni se çifti do të zgjedh të kalojë disa ditë pushime në një resort, gaboheni. Nga komunikimi ynë me moderatorin ai na ka zbuluar se, së bashku me bashkëshorten e tij do të ndërmarrin një udhëtim në disa nga destinacionet më të bukura të botës. Amsterdam, Bali, Tajlandë dhe Turqi janë vendet që çifti i sapo martuar do të vizitojnë përgjatë muajit të mjaltit.

Duket se dyshja do të pushojë para rikthimit në ekran në shtator, ku të dy janë të angazhuar me emisionet e tyre. E duke marrë parasysh se të dy duan që të bëjnë shumë fëmijë, ne shpresojmë shumë që të marrim së shpejti një lajm të mirë./BS

Be the first to comment

Leave a Reply