Zyrtare: Mbappe me numër të ri te Monaco (Foto)

Kylian Mbappe do ta bartë fanellën me numër 10 te Monaco në sezonin e ri.

Monaco, këtë afat kalimtar ka liruar disa nga futbollistët kryesorë të skuadrës, ku ndër ta edhe Tiemeuo Bakayoko, Benjamin Mendy dhe Bernardo Silva.

Largimi i tyre ka bërë që disa numra të mbesin të lirë, ku ndër ta është edhe 10-shi të cilin e ka mbajtur në sezonin e kaluar portugezi Silva.

Fanella e Mbappes me numër 10

Megjithatë, në këtë sezon, numri 10 do t’i takoj ylli të talentuar francez, Mbappe.

Ndryshe, Mbappe me këtë zgjedhje të fundit si duket ia dhënë nga një shuplakë skuadrave të interesuara për të si Real Madridi, PSG-ja, Arsenali dhe Manchester City.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply