Futbollisti ganez transferohet për dhjetë litra vaj ulliri në Turqi

Mund të mendoni se është lajm jo i vërtetë, por është e kundërta.

Sumaıl Muhamed është transferi më i ri i një klubi të ligës së katërt të Turqisë.

Futbollisti ganez ka kaluar në radhët e skuadrës Yörükalispor, ku do të luajë dhjetë ndeshje.

E për këtë shërbim lojtari është paguar hiq më pak as më shumë se dhjetë litra vaj ulliri.

Në fakt, ganezi nuk u ka kërkuar ekipit të fshatit Mudanya, por qytetarët i kanë bërë në formë dhurate.

Ndryshe, turneu do të zgjas një muaj ku ndeshjet do të zhvillohen çdo tre ditë.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply