‘Me vite e kam pritur Chelsean’

Sukseset e Chelseat në vitet e fundit kanë bërë që shumë lojtarë të ëndërrojnë të veshin fanellën e kësaj skuadra

Një nga ta është edhe mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Roma për 40 milionë euro.

Rudiger pas debutimit në humbjen 2:1 ndaj Interit, tha se me vite ka pritur që të luajë në Chelsea.

“Kam dashur të luajë në Premierligë dhe ka vite që lidhem me një kalim të mundshëm në Chelsea”, tha Rudiger.

“Tani jam këtu dhe jam shumë i lumtur. Dua të falënderojë të gjithë njerëzit që bënë që kjo të jetë e mundshme”, u shpreh në fund gjermani.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply