Milani me ofertë joshëse për Sanchesin

10 milionë euro për sezonin 2017/18 dhe 35 milionë të tjera në verën e vitit 2018, kjo është oferta e Milanit për Renato Sanches.

Bayern Munichu ka refuzuar ofertat e Milanit për Renato Sanches, vlera e të cilit besohet të jetë 45 deri 50 milionë euro, raporton Sky Sport Italia.

Gjiganti gjerman nuk dëshiron ta shesë lojtarin, që besojnë se do të jetë aset i rëndësishëm në të ardhmen. Raportohet se Bayern po kërkon ta huazojë portugezin, dhe ta rikthejë atë në “Allianz Arena” në vitin 2018.

Por, Milan ka bërë një tjetër ofertë për Sanchesin në drejtim të klubit gjerman, që duket të jetë tejet joshëse dhe vështirë e refuzueshme.

Për Sanches, që kërkohet edhe nga Chelsea, Milani ia ka ofruar Bayernit 10 milionë euro për huazimin gjatë sezonit 2017/18 dhe 35 deri 40 milionë euro në fund të sezonit për kartonin e plotë të portugezit, ku do të përfitonin gjermanët afër 50 milionë euro në përgjithësi.

Sido që të jetë, nëse Bayern nuk heq dorë, Sky Sport raporton se Milani do të tentojë ta marrë vetëm në formë huazimi për sezonin 2017/18.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply