221 Km/h dhe… 10 lojtarët me gjuajtjen më të fortë

Prej disa ditësh videoja po bën xhiron e internetit. Cila video? Ajo ku trajneri i Torino-s, Sinisa Mihajlovic, i tregon të gjithëve se nuk e ka humbur akoma vesin… dhe këmbën e bekuar.

Në fushën e stërvitjes, ish-mbrojtësi i Lazio dhe Inter, ka lënë në vend portierin e ri Vanja Milinkovic-Savic. Sinisa është njohur për goditjet e tij të dënimit, të sakta dhe të fuqishme. Por cilët kanë qenë lojtarët me gjuajtjen më të fuqishme në historinë e futbollit?

104.6 km/h
Në vendin e dhjetë gjejmë Cristiano Ronaldo. Ndoshta mund të pritej diçka më shumë nga CR7, por të paktën muri i 100 kilometrave në orë është kaluar.

106 km/h
Në të nëntin është Gabriel Omar Batistuta, i cili ka bërë të udhëtojë topin më 106 kilometra në orë.

113 km/h
Është tërhequr, por vazhdohet të flitet për të. Francesco Totti mban vendin e tetë në këtë renditje të veçantë.

119 km/h
Jay-Jay Okocha? Talenti i tij ishte i padiskutueshëm. E pabesueshme ka qenë goditja e dënimit me të cilën ish-lojtari i Bolton tronditi rrjetën e Aston Villa, gjatë një ndeshje të Premier League në vitin 2014.

137 km/h
Nuk mund të mungonte Roberto Carlos, por që, në mënyrë të pabesueshme, pozicionohet vetëm në vendin e gjashtë.

140 km/h
Vendi i pestë për Adriano-n. Kjo ishte një nga armët e tij më të forta. Goditjet e dënimit, duke dërguar topin përtej 140 kilometrave në orë.
149 km/h
Vendi i katërt i shkon Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ka shkuar shumë afër 150 kilometrave në orë.

154,4 km/h
A e imagjinonit? Në vendin e tretë të kësaj renditjeje gjejmë David Trezguet. Goli i realizuar kundër Manchester United në 1998-ën, kur ai luante për Monaco, e ka lejuar të marrë vendin e fundit në podiumin e këtij klasifikimi.

188 km/h
Në vendin e dytë gjejmë Ronald Koeman. Këtë rekord ai e ka realizuar me fanellën e Barcelona-s, në finalen e Champions League të 1992-it. Kundër Sampdorias.

221 km/h
Vendi i parë i shkon një lojtari që shumë pak do ta njohin. Bëhet fjalë për brazilianin Ronny Heberson, që në një ndeshje të sezonit 2006/07, të luajtur me Sporting Lisbon kundër Naval, ka arritur 221 km/h me një goditje dënimi.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply