Arsenali 30 milionë euro për Cuadradon

Arsenali ka përgatitur një ofertë 30 milionë euro për Juan Cuadradon.

Për kolumbianin, aktualisht pjesë e Juventusit, do të ishte një rikthim në Ligën Premier, ku më parë ka veshur fanellën e Chelseat.

29-vjeçari pëlqehet shumë nga Milani, por kuqezinjtë vështirë që mund t’i rivalizojnë Blutë e Londrës.

Për anësorin e Zonjës së Vjetër ka shfaqur interesim Interi dhe Milani.

Por, ai ishte menduar edhe për një shkëmbim me Romën për Kostas Manolas.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply