Bayernit i lëndohen tre super lojtarë në ndeshjen ndaj Liverpoolit (Foto)

Bayern Munich është mposhtur 3:0 ndaj Liverpoolit, ndeshje kjo në kuadër të Audi Cup

Por, rezultati nuk është problemi kryesor për skuadrën gjermane në këtë takim, pasi tre lojtarë janë lënduar dhe kanë lëshuar fushën para kohe.

Fillimisht në pjesën e parë u lëndua Thiago Alcantara, i cili u zëvendësua nga Renato Sanches.

Në pjesën e dytë ndodhën edhe dy lëndime të tjera, ai i James Rodriguez dhe David Alaba.

Ende nuk dihet shkalla e tyre e lëndimit të tyre dhe nëse do të jenë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Borussia Dortmundit, e cila zhvillohet në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply