Mediat e huaja flasin për Eva Muratin, e krahahsojnë me Jennifer Lopez

Moderatorja e njohur e sportit ka bërë mediat e huaja të flasin.

Eva Murati është cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare. Ajo veç televizionit është bërë dhe pjesë e kinematograafisë.

Pak muaj më parë, ajo u bë pjesë e filmit Skanderbeg dhe menjëherë pas tij, mori sërish një rol në serialin “Ti mund të më quash Xhon”.

Por fama e saj ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Për të shkruan një nga mediat boshnjake klix.ba, i cilësuar si një nga portalet më me ndikim në Bosnje.

Ata e kanë krahasuar  bukurinë dhe dhunitë e saj me ato të divës latine Jennifer Lopez.

“Eva Murati është gazetare sportive dhe një prezantuese televizioni. Ajo studion drejtësi, është aktore dhe modele nga nga Tirana. Bukuroshja nga Shqipëria u u lind më 25 maj 1995 dhe përveç gjuhës amëtare shqipe amtare, flet anglisht, italisht dhe spanjisht.

Evin drejton momentalisht një program sportiv, është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka dhunti të shumta dhe është shumë e talentuar aq sa mund të krahasohet me Jennifer Lopez”, – shkruan portali boshnjak klix.ba.Shkrimi kushtuar Evës është shoqëruar me disa nga fotot më sexy të moderatores.

Ndër të tjera Eva Murati njihet dhe si nusja e ish kryetares së parlamentit Jozefina Topalli.

Prej vitesh ajo është e fejuara e djalit të Topallit./BS

Image

Be the first to comment

Leave a Reply