Mustafa flet pas vizitës te familja Rugova

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka zgjedhur të flas në llogarinë e tij në Facebook, për vizitën e tij të sotme të cilën e bëri tek familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Në reagimin e tij, ai ka thënë se kishte kënaqësinë të ishte për vizitë aty ku ishin prezent bashkëshortja e ish-presidentit të ndjerë, Fana dhe vajza e tyre Teuta, duke mos zbuluar asgjë tjetër rreth bisedave të kësaj vizite,  transmeton Klan Kosova.

Tutje ai ka thënë se vizitat në familjen Rugova janë gjithmonë të mira.

”Si gjithherë, pata kënaqësinë edhe sot që të vizitoj Familjen Rugova, ku ishin prezent zonja Fanë, Teuta dhe anëtarët e tjerë të Familjes.

Vizitat në Familjen Rugova janë gjithmonë të mira”.

Be the first to comment

Leave a Reply