Zbulohen prapaskenat/ Si e refuzoi Xhaka dy herë takimin me Panuçin në Zvicër

Taulant Xhaka ka refuzuar të takohet me trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Një ditë më parë, mjaftoi një foto e trajnerit në stadiumin e Bazelit për t’i “gënjyer” të gjithë dhe për të besuar se pas ndeshjes ishte zhvilluar një takim mes tyre.

Në fakt, plani ishte pikërisht ai: një takim për të vendosur pikat mbi “i” dhe për të sqaruar se e kaluara e lojtarit me De Biazin nuk kishte lidhje me trajnerin e ri, pavarësisht se ky i fundit ishte sërish italian. Por Panuçi është zhgënjyer pa masë kur mesfushori i Bazelit nuk ka shkuar ta takojë.

Xhaka ne stol

NGJARJA

Eshtë zbuluar gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës mes trajnerit dhe lojtarit. Ky i fundit mësohet se e dinte prej 10 ditësh që Panuçi së bashku me pjesëtarë të tjerë të stafit kuqezi do të shkonin ta vëzhgonin nga afër dhe më pas ta takonin lojtarin.

Qëllimi ishte që t’i bënin me dije se ai ishte pjesë e projektit të stafit të ri të Kombëtares dhe të kuptonin përfundimisht se cilat ishin planet e tij në lidhje me përfaqësuesen.

Panuçi së bashku me një pjesëtar tjetër të stafit ka shkuar i bindur se do ta takonte lojtarin, por ky i fundit ka refuzuar të paraqitet në takim. Mësohet se trajneri e ka pritur për rreth një orë pas ndeshjes së Bazelit, por lojtari nuk ka shkuar.

pANUCI

SPOSTIMI NË ZYRIH

I gjendur në një situatë të sikletshme, trajneri nuk ka dashur të nxitohet dhe mësohet t’i ketë thënë një prej ndihmësve të tij se do ta prisnin lojtarin në Zyrih, që ndodhet rreth një orë larg Bazelit.

Ai është larguar prej aty dhe ka shkuar në hotelin ku ishte akomoduar një natë më parë duke e pritur aty futbollistin. Trajneri ka pritur sërish një orë tjetër dhe kur është siguruar se Xhaka kish munguar në takimin pas ndeshjes me vetëdije të plotë, atëherë, tejet i zhgënjyer, ka vendosur të largohet

Taulant Xhaka

LAMTUMIRË KOMBËTARE

Trajneri nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për marrëdhënien e tij me Xhakën, por me shumë gjasë ai nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në vazhdim. Kashumë të ngjarë që Xhaka të mos thirret për ndeshjet e radhës dhe të mos jetë pjesë e listës kuqezi që do të publikohet më 28 gusht

Burime pranë stafit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Panuçi dukshëm ka mbetur i zhgënjyer dhe i befasuar nga sjellja e lojtarit duke bluar në kokën e tij një vendim drastik.

Motivi? Mungesë disipline dhe respekti si dhe e kaluara problematike. Ngjarja e së dielës mund të jetë edhe divorci përfundimtar i Xhakës me fanellën e Shqipëris

Tulant xhaka

 

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply