Aksidentohet rëndë reperi i njohur, ja gjendja e tij

Reperi i njohur me emrin e artit “Macklemore” raportohet nga mediat e huaja se është bërë pjesë e një aksidenti mbrëmjen e të premtes.

Benjamin Hammond Haggerty ishte pasagjer ndërsa makinës i jepte një shofer i dehur. Ata janë përplasur në Langley, Washington, por fatmirësisht nuk janë lënduar asnjëri prej tyre.

TMZ ka publikuar disa fotografi të makinës së tij Mercedes Maybach të vitit 2016, të shkatërruar.

Shoferin dhe këngëtarin, i cili ishte i ulur në ulësen e përparme, i kanë shpëtuar Airbagët e po ashtu edhe dy pasagjerët të cilët ishin të ulur në pjesën e pasme të veturës kanë shpëtuar nga lëndimet e rënda./BS

Image

Be the first to comment

Leave a Reply